Lajme

Shoqata Bashkimi feston 30-vjetorin e themelimit

Shoqata Bashkimi do të festojë 30-vjetorin e themelimit, njofton albinfo.ch.
“Ejani të festojmë së bashku”, thuhet në njoftim. Ky event do të mbahet më 28 tetor, e shtunë, nga ora 18:00.

Programi do të përfshijë një përmbledhje të historikut dhe arritjeve të Shoqatës Bashkimi, dokumentar nga Arkivi i Shoqatës, fjalime nga themeluesit dhe anëtarët e Shoqatës Bashkimi dhe shfaqje artistike nga Shqiponjat e Bashkimit.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=734669825137098&set=gm.1615007485998386